Lajme

Kompania ERC Trade kthen pushimoren e autostradës në rrugë për nevoja të veta

Një ndërhyrje e rrezikshme mund të shihet qartazi në autostradën R7, Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, nga kompania ERC Trade, me pronar Arben Arifin.

Kjo ndërhyrje është bërë në brezin e autostradës, i cili është i mbyllur për të gjithë, por jo edhe për Arifin.

Një pjesë e këtij brezi është kthyer në rrugë për nevojat e kompanisë së tij, anipse sipas Ligjit për Rrugët, shkakton rrezik të përgjithshëm në komunikacion.

Sipas këtij ligji, ndërtimi në brezin e autostradës ndalohet deri në 100 metra, dhe ndalon po ashtu krijimin e çdo qasje të re.

Se këtë pjesë të autostradës Arifi kishte filluar ta përdorë për nevoja të veta, shihet në pamjet e publikuara në dokumentarin e parë hulumtues “N’Shënjestër”, të publikuar nga Shqip.com.

Pjesa ku ishte paraparë të ishte pushimore, shumë lehtë nga kjo kompani është kthyer në rrugë që të shpie për te objekti i përuruar në dhjetor të vitit 2019.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtu: