Lajme

Kompania e Ujësjellësit nis me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Ilustrim.
Ilustrim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se me lehtësimin e masave epidemiologjike nga COVID-19, kompanisë i është hapur rruga që nga sot të fillojë me shkyçjen e borxhlinjve nga shërbimet e ujit.

Ujësjellësi këtë vendim e bazoi duke u thirrur në vendimin e Autoriteti Rregullator të Shërbimeve të Ujit (ARRU) ku është pezulluar vendimi i datës 29 mars 2022.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë. Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak / individual”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com