Sport Shqiptar

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë diskutojnë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Rërës

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës(KOK), Besim Aliti, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Gerti Shima dhe sekretarja e Përgjithshme e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Gunilla Lindberg

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës(KOK), Besim Aliti, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH), Gerti Shima, janë takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Gunilla Lindberg, në Pekin teksa po marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Siç ka njoftuar KOK-u në Facebook, në takimin e zhvilluar në zyrën e Asociacionit Ndërkombëtar në kryeqytetin kinez, sekretarët kanë diskutuar me sekretaren Lidnberg për mundësinë që Kosova e Shqipëria të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rërës, që organizohen nga ky asociacion.

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu

Edicioni i dytë i këtyre Lojërave pritet të mbahet në shtator të vitit 2023, pas shtyrjes që i është bërë nga viti 2021, shkaku i pandemisë COVID-19.

Në Lojërat Olimpike Pekini 2022 Kosova po merr pjesë me dy skitarë, Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, të cilët kanë përfunduar garat e para, ndërsa Shqipëria me vetëm një garues, 18 vjeçarin Denni Xheppa, i cili do të garojë në dy disiplina të njëjta me Albinin: Sllallom dhe Sllallom i Madh, në ditët në vijim./Shqip.com