Sport Shqiptar

Komiteti Olimpi i Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me atë të Maqedonisë së Veriut

Ismet Krasniqi dhe Daniel Dimevski

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut (KOMV).

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i KOMV, Daniel Dimevski, ka njoftuar KOK-u.

Në memorandum janë paraparë organizimi i projekteve të përbashkëta, organizimi i kampeve të ndryshme për përgatitjen e sportistëve, etj.

Pamje nga nënshkrimi i memorandumit bashkëpunues

KOMV është duke hapur qendrën më të sofistikuar në Ballkan për diagnostikë sportive, e cila do të jetë në shërbim edhe të sportistëve elitarë të Kosovës, bashkë me të gjitha pajisjet për përgatitje dhe rikuperim.

Komiteti Olimpi i shtetit fqinj në muajin qershor do ta organizojë Asamblenë e Përgjithshne të Komitetit Olimpik të Evropës, me ç’rast presidenti Krasniqi i uroi suksese për organizimin.

Ndërsa të pranishëm në zyret e KOMV-së në Shkup, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOMV, Sasho Popovski. /Shqip.com