Lajme

Komisioni për Shëndetësi mblidhet nesër, vendos për faljen e gjobave të vendosura gjatë pandemisë COVID-19

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, pritet që gjatë ditës së nesërm të mblidhet për të shqyrtuar në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19.

Kjo mbledhja pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës në sallën n10.

Mbledhja e këtij Komisioni pritet të nis në ora 11:30.

Qëllimi i këtij ligji është falja e masave ndëshkimore, të shqiptuara nga Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe përcaktimi i procedurave në lidhje me faljen e këtyre masave, të shqiptuara në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Republikës së Kosovës.

/Shqip.com