Lajme

Komisioni për Shëndësi vizitojnë SHSKUK-në, diskutojnë për furnizimin me barna dhe blerjën e pasijeve të reja

Furnizimi me barna, blerja e paisjeve të reja dhe celësimi i ofrimi të shërbimeve ishin temat kryesore të takimit në mes të antarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe menaxhmentit të SHSKUK-së.

Kjo vizitë u zhvillua edhe në kuadër të kampanjës “Tetori Rozë” që shënon muajin e ndërgjegjësimit  për luftën kundër kancerit të gjirit.

Foto nga takimi

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, i falënderoi deputetët për vizitën, para të cilëve shpalosi punët në muajt e fundit, për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët e prekur me tumor, përfshirë këtu edhe pacientët e sëmurë me kancer të gjirit.

/Shqip.com