Lajme

Komisioni për Punë të Jashtme takon ambasadorin suedez – Detaje nga takimi

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu ka dhënë detaje se çfarë u diskutua në këtë takim  me ambasadorin Jonas Westerlund.

Kryeziu tha se nuk do të shkojë larg kur kompania suedeze Volvo do të hap pikën e saj në Kosovë.

“Një gjë të rendësishme që Ambasadori e përmendi është që po punohet jashtëzakonishtë shumë që të sjellën investitorë të huaj e specifikisht nga Suedia në Kosovë dhe më sa duket na u tha që jo shumë largë do të shkojë prej kur Volvo do të hap degën e saj në Kosovë”.

“U diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe zhvillimet e vazhdueshme bilaterale në mes Kosovës dhe Suedisë qoftë në kuptimin ekonomikë, politik apo mbështetjes që Suedia i ka dhënë Kosovës”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se me ambasadorin suedez u fol edhe për proceset integruese në të cilat është përfshirë Kosova.

“Me ambasadorin folëm specifikisht për proceset integruese në të cilat po kalon Kosova dhe për atë që Suedia po bën për gjatë këtyre muajve kur edhe po udhëheqë me Presidencën e Bashkimit Evropian dhe sigurisht ka mundësi të bisedojë me qoftë pesë vendet mosnjohëse të Kosovës apo vendet e tjera që janë të përfshira në proceset e tjera integruese. Suedia po e bën këtë dhe po e mbështetë jashtëzakonisht shumë shtetin tone”.

Ndërsa, pozicioni i mbyllur i Suedisë sa i përket politikës së jashtme të Kosovës, Kryeziu thotë se është për shkak të pozitës që ka në Presidencën.

“Suedia ka qenë ndër vendet e para që ka ofruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës e po ashtu e ka pranuar kandidimin e Kosovës për anëtarësimin në BE, pra aplikacionin që e kemi dorëzuar. Pozicioni i tyre po mbetet tani më i mbyllur për shkak se po udhëheqin me presidencën, por jo se ata janë kundër ose kanë ndonjë vërejtje sa i përket kësaj çështje”.

Tutje, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporën tha se u fol që në vazhdimësi të punohet për të mundësuar një takim me komisionin për politikë të jashtme të Suedisë.

/Shqip.com