Komisioni për Buxhet voton rekomandimin për dërgimin e një përgjigjje Gjykatës Kushtetuese për pagesën e rrymës në veri

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka votuar rekomandimin e deputetes, Jeta Statovci, për dërgimin e një përgjigjje Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e pagesës së rrymës nga ana e Qeverisë për banorët në Veri të Kosovës, përcjell Shqip.com.
Por, kundër kësaj ishin deputetët e partive opozitare, ku Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se rekomandimet e Kuvendit për këtë çështje, kanë prodhur pasoja juridike.
“Rekomandimet e Kuvendit, kanë prodhuar pasoja juridike dhe për këtë arsyeje Gjykatë Kushtetuese është drejtuar Kuvendit se a janë shterur procedurat ligjore për marrjen e këtij vendimi. Për pagesën e rrymës në veri shihet qartë se nuk është proceduar në të gjitha komisionet. Na si opozitë kemi parë që jena të pafuqishëm në seancë, kur është marr vendimi a ka pas diskutimi apo jo, dhe si Komision e dimë që nuk ka pasur dhe ne duhet të jemi real”, tha Lushtaku.
Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se nuk i takon këtij Komisioni që ta trajtojë këtë çështje.
Ndërkaq, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh se nuk ju takon që të komentojnë përgjigjen e KOSTT-it drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
“Kush jemi të japim përgjigje dhe të vlerësojmë përgjigjen e KOSTT-it që i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese. Pagesa e rrymës në veri, Hoti tha se është problem i pazgjidhur”, tha Hoti./SHQIP.com