Ekonomi

Komisioni për Buxhet shqyrton listën e kandidatëve për Guvernator të BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere pritet që nesër të shqyrtojë listën e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Mbledhja e këtij komisioni pritet të nis nga ora 14:00.

Ndërsa sot gjatë ditës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur lidhur me të arriturat e këtij sistemi financiarë gjatë mandatit të tij.

Përmes një konference për media, Mehmeti tha se vetëm vitin e fundit, rezultati financiar i BQK-së është 8 milionë euro.

Mehmeti potencoi se ka rritje të aseteve në vitin 2022 duke e krahasuar me përiudhen e njëjtë kohore me vitin 2018.

Sipas Mehmetit, në fund të vitit 2022 portofolia kreditore kapte vlerën e 4.35 miliardë euro nga 2.75 miliardë sa ishte në vitin 2018.

/Shqip.com