Lajme

Komisioni për Buxhet propozon pesë kandidatë për një anëtar joekzekutiv në BQK

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka votuar listën me pesë kandidatë për plotësimin e një pozite për anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Por lista prej pesë kandidatëve, u kritikua nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, pasi që sipas tij në këtë listë ka qenë dashtë të jenë vetëm 3 kandidatë.

“Dje kemi mbajtur mbledhjen e grupit punues dhe kemi miratuar planin punues dhe duhet të lejojë dy ekspert. Kjo është kërkesë e grupit punues. Pashë se nëse emërohen nga kuvendi tërhiqen nga pozita. Është shumë arbitrare që për një pozitë të sillen 5 propozime. Nuk është dashtë paneli me na sjellë në këtë pozitë. Për një vend sillen tri propozime por 5 s’ka arsyetim logjik. Është komplet arbitrare. Unë kish kthy prapa këtë propozim dhe kisha kërkuar t’i sjellin vetëm tri propozime. Unë jam kundër që kjo listë t’i servohet BQK-së”, tha Hoti.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se Komisioni nuk ka të drejtë të ndërhyjë në specifika për përzgjedhjen e një anëtari të BQK-së.

“Shqyrtimi i listës së kandidatëve për pozitë për anëtar të bordit të BQK. Pas diskutimeve bazuar në ligjin për BQK rreth 5 kandidatëve. Ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në specifika por deputeti mund ta votojë një ose ta rrëzojë listën në tërësi”, tha Muja.

Ai gjithashtu ka thënë se votimi bëhet me votim të fshehtë dhe i dërgohet presidentes, dhe sipas Mujës, ky propozim kalon me 6 vota për./Shqip.com