Lajme

Komisioni për Arsim, Shkencë ,Teknologji dhe Inovacion mban mbledhjen e radhës, shqyrtohet Projektligji për Arkivat Shtetërore

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion.

Në këtë mbledhjet pritet të shqyrtohet Projektligji për Arkivat Shtetërore.

Me 16 mars të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për Arkivat Shtetërore është votuar në parim.

Ky dokument i rëndësishëm parasheh rregullat themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin unik të shërbimit arkivor si dhe kompetencat e organeve për krijimin, pranimin ruajtjen, mbrojtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor të shtetit tonë./Shqip.com