Lajme

Komisioni i Venecias ia jep dritën jeshile Ligjit për Byronë Shtetërore 

Komisioni i Venecias ia ka japur dritën jeshile Ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Komisioni i Venedikut sërish konfirmon adresimin e gjitha komenteve në Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Komisioni i Venedikut ka publikuar një Opinion përcjellës me anë të së cilit sërish ka konfirmuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifkueshme i miratuar në Kuvend ka adresuar të gjitha komentet e Komisionit. ✅ Komisioni konfirmon se Ligji ka krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë, ka përcaktuar saktë procedurën e verifikimit, dhe ka përmirësuar garancitë e të drejtave të njeriut për subjektet në procedurë, ndër tjerash.✅ Komisioni i Venedikut po ashtu edhe ka lavdëruar nismat legjislative të Qeverisë për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe paratë e fituara në mënyrë të paligjshme”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme.

Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën verifikim e pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

/Shqip.com