Lajme

Komisioni hetimor për krizën energjetike mbledhet nesër, raporton Hekuran Murati

Nesër pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të intervistohet Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Mbledhja e këtij komisioni pritet të mbahet në ora 10:00.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Disa ditë më parë për raportim në këtë komision ka qenë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Artane Rizvanolli  ka folur për marrjen e masave në kohën kur vendi ishte në krizë energjetike.

“Kemi përcjellë situatën, i kemi përcjellë çmimet edhe gjendjen në vendet e rajonit dhe Evropës. Në tetor kemi pasur një gjendje më të rëndë, prej kur kemi filluar takime të rregullta”, ka thënë ajo.

Inicuese e këtij komisioni ka qenë shefja e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila tha që analiza e hetimeve për këtë komision do të jetë e një periudhe më të gjatë./SHQIP.com