Lajme

Komisioni hetimor për krizën energjetike mban mbledhjen e radhës, raporton Hekuran Murati

Sot gjatë ditës, pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të raportojë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Mbledhja e këtij komisioni pritet të mbahet në ora 10:00.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistë.

Disa ditë më parë për raportim në këtë komision ka qenë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./Shqip.com