Lajme

Komisioni Hetimor Parlamentar nesër mban mbledhjen  e radhës, intervistohet Hekuran Murati e Ymer Fejzullahu

Komisionin Hetimor Parlamentar

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike mban mbledhjen e radhës lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të intervistohet ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu.

Mbledhja pritet të nis në ora 10:00.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, ka dështuar mbledhja e këtij komisioni për shkak të mungesës së korumit./Shqip.com

Kohë më parë Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistë./Shqip.com