Lajme

Komisioneri i BE-së për zgjerim porosi Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kryediplomati serb, Nikola Selakoviq

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, shkroi Varhelyi në “Twitter”.

Në Bruksel po qëndon edhe shefja e diplomacisë kosovare,  Donika Gërvalla, e cila po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve antare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës z. Dmytro Kuleba.

Tema diskutimi është çështja e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajon./Shqip.com