Rozë

Komenti i Trixës merr vëmendje në foton e Klea Hutës

Elgit Doda dhe Donald Veshaj nuk janë vetëm bashkëpunëtorë, por edhe miqë të mirë.

Elgiti bashkë me partneren e tij Klean gjatë kohës sa aktori Veshaj ishte në Big Brother Vip kanë qenë mbështësit e tij më të mdhaj.

Madje, ata kanë përkrahur edhe lidhjen e Donaldit me Trixën.

Atë kohë u komentua shumë fakti që çifti filluan të ndiqnin Trixën dhe në anën tjetër, Elgiti hoqi nga rrjetet sociale, Borën.

Ndonëse Trixa dhe Donaldi kanë ndarë rrugët, ajo ende ruan një raport të mirë me Klean dhe Elgitin.

Së fundmi, Trixa ka komentuar në foton e Kleas duke i uruar ditëlindjen Kridit, e që natyrisht mori vëmendje të madhe.

Beatrix e uroi publikisht duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, princit tënd të vogël. Uroj që t’i realizohen të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Na emocionoi të gjithëve.”

Përndryshe, Trixa pas thashethemeve për ribashkimin e Borës dhe Donaldit tha se uron të jenë të lumtur./Shqip.com