Sport Shqiptar

“Kombëtarja e shqiptarëve – jo e mercenarëve”

Baneri me mbishkrimin "Kombëtarja e shqiptarëve – jo e mercenarëve”

Kombëtarja shqiptare barazoi 1-1 ndaj Islandës – në “Air Albania Stadium”.

Krahas dëshpërimit që pranuan gol në minutën e 97-të – vëmendjen e tërhoqi një baner nga tifozët kuq e zi.

“Kombëtarja e shqiptarëve – jo e mercenarëve” – ishte shkrimi që ka ngjallur shumë debate – në diskursin e futbollit shqiptar.

Baneri me mbishkrimin “kombëtarja e shqiptarëve – jo e mercenarëve”

Si e mbylli Shëipëria – Ligën e Kombeve?

Katër ndeshje, asnjë fitore.

Vendi i fundit në tabelë.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve.

Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja – barazoi sonte ndaj Islandës me rezultat 1-1 ani pse kundërshtarët ishin me një futbollist më pak në fushën e gjelbër – qysh nga minuta e dhjetë.

Momente nga ndeshja Shqipëri-Islandë

Në total – kuqezinjët arkëtuan dy barazime dhe po aq humbje.

Teksa, shënuan katër gola dhe pranuan gjashtë.

Lider i Grupit 2 në Ligën B doli të jetë Izraeli – me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda me katër pikë më pak – mbeti në pozitën e dytë. /Shqip.com