“Kombëtarja e shqiptarëve – jo e mercenarëve”

Kombëtarja shqiptare barazoi 1-1 ndaj Islandës – në “Air Albania Stadium”.
Krahas dëshpërimit që pranuan gol në minutën e 97-të – vëmendjen e tërhoqi një baner nga tifozët kuq e zi.
“Kombëtarja e shqiptarëve – jo e mercenarëve” – ishte shkrimi që ka ngjallur shumë debate – në diskursin e futbollit shqiptar.

Si e mbylli Shëipëria – Ligën e Kombeve?
Katër ndeshje, asnjë fitore.
Vendi i fundit në tabelë.
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve.
Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja – barazoi sonte ndaj Islandës me rezultat 1-1 ani pse kundërshtarët ishin me një futbollist më pak në fushën e gjelbër – qysh nga minuta e dhjetë.

Në total – kuqezinjët arkëtuan dy barazime dhe po aq humbje.
Teksa, shënuan katër gola dhe pranuan gjashtë.
Lider i Grupit 2 në Ligën B doli të jetë Izraeli – me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda me katër pikë më pak – mbeti në pozitën e dytë. /Shqip.com