Sport Shqiptar

Kombëtarja e Shqipërisë shënon fitore e parë

Shqiperia - Moldavia

Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në “FIBA European Challenger” për U16 në konkurrencën e meshkujve, shkruan Shqip.com.

Ata mposhtën Moldavinë me rezultat 67:55 (17:11, 22:16, 16:14 dhe 12:15).

Kuqezinjët e nisën më mirë ndeshjen, duke qenë më të mirë se moldavët për të fituar çerekun e parë me shifrat 17:11.

Moldavi – Shqipëri

Basketbollistët shqiptar vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 22:16, duke shkuar në pushim me shifrat 39:27.

Peridha e tretë ishte me lojë më të barabartë, duke u mbyllur me rezultat 16:14, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:41.

Kuqezinjët nga Shqipëria ruajtën epërsinë deri në fund, për të triumfuar me shifrat 67:55.

Kjo ishte fitorja e parë për Shqipërinë pas dy humbjeve, ndërsa kjo është humbja e tretë radhasi për Moldavinë./Shqip.com