Kombëtarja e Kosovës U19 zhvillon miqësore kundër Shqipërisë
Publikuar:
(01.04.2022 18:41:18)

Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll në kategorinë e femrave, zhvillon dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë U19, në fundjavë.
Vashat ‘Dardane’ i luajnë këto dy përballje në Istog – ku po qëndrojnë tash e disa ditë në kampin stërvitor të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Këto ndeshje do të jenë si parapërgatitje para ndeshjeve kompetitive që i presin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19, në Grupin 1.
Kujtojmë se ndeshjet e këtij grupi, ku bëjnë pjesë edhe Estonia, Hungaria dhe Turqia, luhen në Prishtinë, mes datave 8-10 prill./Shqip.com