Sport Shqiptar

Kombëtarja e Kosovës luan me Kosovën U20  në ndeshje kontrolluese

Dy kombëtaret e Kosovës do të luajnë një ndeshje kontrolluese kundër njëra tjetrës.

Kombëtarja A do të përballet me Kosovën U-20 të dielën me fillim nga ora 19:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kjo ndeshje do ti shërbej të dyja ekipeve nacionale në prag të ndeshjeve të tyre ndërkombëtare.

Kosova A më 30 qershor si mysafire do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Kurse Kosova U-20 është në fazën përgatitore për pjesëmarrje në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik./Shqip.com