Sport Shqiptar

Kombëtarja e Hendbollit më e mira sipas KOK-ut

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2021.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është shpallur më e mira e vitit 2021 në konkurrencë të meshkujve.

Gjatë vitit 2021 kombëtarja e Hendbollit ishte shumë afër kualifikimit historik në kampionat, por për një ndeshje “Dardanët” nuk arritën të kualifikohen.

Mirëpo kombëtarja kishte shënuar fitore historike ndaj Rumanisë.

Derisa, Kosova U17 në futboll, u shpall kombëtarja më e mirë te femrat./Shqip.com