Kombëtarja e femrave fiton padinë përballë Federatës amerikane
Kombëtarja e Amerikës në kategorinë e femrave ka arritur marrëveshjet me Federatën amerikane, për zgjidhjen e padisë.
Kombëtarja e femrave paditi federatën, për shkak të ndryshimeve të mëdha në pagat te futbolli i femrave dhe ai i meshkujve.
Marrëveshja përfundimtare u arrit të martën, ku federata ra dakord të paguajë mbi 22 milionë euro për 28 lojtarët që i paditën Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Federata e Amerikës po ashtu do të hap një fond, ku do të deponohen mbi dy milionë euro për t’i ndihmuar lojtarët pas karrierës.
US Soccer përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare e ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për paga të barabarta.
Sulmuesja e kombëtares amerikane, Megan Rapinoe ka thënë se kjo është një fitore shumë e madhe.
“Ne jemi shumë të lumtur. Ne mendojmë se kjo është një fitore e madhe. Është sinqerisht një lajm jo real. Më duket se duhet të bëj një hap prapa. Unë mendoj se sinqerisht nuk e kuptoj as se sa monumentale është kjo”, tha ajo.
Kombëtarja amerikane është një nga skuadrat më të suksesshme në kategorinë e femrave.
Ato kanë fituar katër herë Kupën e Botës dhe tri medalje të arta olimpike./Shqip.com