Sport Shqiptar

Kombëtarja e Armenisë niset drejt Kosovës

Kombëtarja e Armenisë në futboll është nisur drejt Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë ku do të sfidohen në një ndeshje miqësore më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” me Kosovën, shkruan Shqip.com.

Federata e Futbollit e Armenisë ka shpërndarë disa fotografi të futbollistëve dhe stafit pak para nisjes drejt kryeqytetit të Kosovës.

Në listën e futbollistëve të ftuar për takimin ndaj Kosovës te Armenia nuk figuron emri i yllit armen, Henrikh Mkhitaryan i cili luan tek Interi.

Kosova pas miqësores me Armeninë, tre ditë më pas do të përballet me Ishujt Faroe.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë.

/Shqip.com