Lajme

Komapia “Pastrimi” ankohet se qytetarët po i hudhin mbeturinat në vende të pacaktuara

Kompania "Pastrimi"

Kompania “Pastrimi” gjatë ditës së sotme ka publikuar dy foto ku shihen shumë mbeturina të cilat janë hudhur jashtë kontejnerëve.

Sipas Kompanisë ata po hasin në sfida të ndryshme.

“Ekipet e Kompanisë “Pastrimi”, gjatë gjithë kohës se kryerjes së shërbimit të largimit të mbeturinave hasin në sfida të ndryshme” thonë nga Kompania Pastrimi.

Nga Kompania thonë se këto veprime negative po shkaktohen nga faktori njeri.

“Këto janë disa nga pamjet qe pasqyrojnë veprime negative nga faktori njeri” thuhet në reagimin e Kompanisë “Pastrimi”.

Ditë më parë nga Kompania “Pastrimi” kanë njoftuar se kamionët e kësaj kompanie nuk kanë mundur të zbrazen në depononin e mbeturinave në Mirash.

Kjo pasi, deponia e grumbullimit të mbeturinave në Mirash është mbyllur.

Mirpo tashmë kjo deponi ishte hapur dhe Kompania kishte mundur që të zbrazë mbeturinat e mbledhura në deponinë në Mirash./Shqip.com

Kompania Pastrimi