Lajme

Komandati i FSK-së viziton Turqinë, takohet me Ministrin  e Mbrojtjes së Turqisë, diskutojnë për sigurinë në Evropë dhe anëtarësimin në NATO

Komandanti Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Turqisë.

Gjatë vizitës në Turqi ai është takuar me Ministrin  e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar., me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në Evropë.

Kjo është bërë sipas një njoftimi për media.

Foto nga takimi

“Gjatë qëndrimit në Turqi, Gjeneral Jashari nën shoqërimin e Gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Z. Hulusi Akar. Në takim me Ministrin Akar, KOMFSK diskutoi një sërë çështjesh duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e Partneritetit për Paqe dhe drejt anëtarësimit në NATO” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Gjeneral Jashari vizitoi edhe Shtabin e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale ku nga afër KOMFSK u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e këtyre njësive dhe me Komandantët e komandave të cilët u dakorduan që të rritet numri i pjesëtarëve pjesëmarrës të FSK-së në trajnime dhe shkollime profesionale që ofrohen nga Komandat në fjalë./Shqip.com