Lajme

Komandanti i ri i FSK-së po konsiderohet “i rrezikshëm” në Serbi

Komandanti i ri i FSK-së, Bashkim Jashari

Kryetari i Këshillit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, është shprehur i revoltuar pas emërimit të Bashkim Jasharit, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Shqip.com.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka treguar se “dëshiron ta shfrytëzojë FSK-në për veprime të njëanshme në veri të Kosovës”.

Me vënien e Ramës në krye të këtij institucioni, Drecun thekson se është gjetur personi që është i gatshëm të bëjë gjithçka.

“Në Bashkim Jasharin kanë gjetur një person, kriminel që është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet kundër popullit serb dhe të përdorë të gjithë kapacitetin e FSK-së për të kryer spastrim etnik dhe për të kërcënuar sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka thënë Drecun, siç raporton portali serb ‘Kosovo-Online’.

Drecun ka akuzuar Jasharin se është pjesë e “klaneve më të fuqishme kriminale në Kosovë”.

“Është klani Jashari, lider i të cilit është Rifat Jashari. Bashkim Jashari si gjeneral brigade i Trupave Mbrojtëse të Kosovës është identifikuar si kriminel i përfshirë në kontrabandë me drogë dhe armë, prostitucion, zhvatje dhe shantazh, në të cilin ka bashkëpunuar aktivisht dhe bashkëpunon me grupin kriminal të Drenicës të Hashim Thaçit”, pretendon Drecun.

Jashari mori sot detyrën e re, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës. /Shqip.com