Lajme

FOTO / Komandanti i KFOR-it viziton Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş ka vizituar sot Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve.

Prezantimin e këtyre mjeteve ia bëri komandanti i MSU-së, Ruggiero Capodivento.

“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, vizitoi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u prit nga komandanti i MSU-së, gjeneral brigade Ruggiero Capodivento. Gjatë vizitës, komandanti i KFOR-it u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve. Ai përsëriti rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së MSU-së për misionin”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se KFOR-i është i përkushtuar për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244.

“#KFOR -i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet tutje në njoftim.

/Shqip.com