Lajme

Komandanti i KFOR-it vizitë në Beograd, bisedohet për zhvillimet në Ohër

Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd.

Qëllimi i takimit thuhet të ketë qenë për biseda rreth implikimeve të sigurisë sa i përket zhvillimeve pas Marrëveshjes së Ohrit.

Kështu ka shkruar faqja zyrtare e KFOR-it përmes rrjetit Twitter.

“Komandanti i KFOR, MG Angelo Michele Ristuccia, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, shkruhet në cicërimën e postuar në Twitter.

/Shqip.com