Lajme Ballkan

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd.

Kështu thuhet në komunikatën e KFOR-it, të enjten.

“Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.

Kjo është vizita e dytë e Ulutas në Beograd që kur mori mandatin.

KFOR-i ka mandat të OKB-së për çështjen e sigurisë në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit.

/Shqip.com