Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e QUINT-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Siç njofton NATO, në këtë takim është diskutuar mbi shumë tema, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe përpjekjet për siguri të qëndrueshme.

”Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ambasadorët e grupit QUINT nga Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me ambasadorin e Turqisë në Kosovë dhe kreun të misionit të BE-së në Kosovë”.

”Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjithë njerëzve”.

/Shqip.com