Lajme

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë e qetë, por shumë e brishtë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia ka folur edhe njëherë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ai ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia, është njoftuar në faqen e KFOR-it në Twitter.

Ai ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

/Shqip.com