Lajme

Komandanti i KFOR-it: FSK-së i duhet miratimi im për të hyrë në veri

Komandanti i KFOR-it Ferenc Kajari,

Ferenc Kajari, komandant i KFOR-it, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk e gëzojnë të drejtën të hynë në Veriun e Kosovës pa aprovimin e KFOR-it.

Ai thotë se për këtë Prishtina duhet ta ketë miratimin e tij paraprak.

Këtë ai e shpjegon përmes Rezolutës 1244 e vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këto komente Kajari i bëri gjatë një interviste për portalin në gjuhën serbe “Kosovo-Online”, të dielën.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshje të mëparshme, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës”.

Lexo edhe:
Ministri i Mbrojtjes tregon për një sukses që e arritën pjesëtarë të FSK-së

Por, deklaron se Policia mund të lëvizë e lirshme në tërë territorin e Kosovës.

“NATO-ja pret që institucionet vendase të vazhdojnë t’u përmbahen marrëveshjeve”, thotë ai.

“Në javët e para jam takuar me krerët e institucioneve në Kosovë, të cilët më kanë siguruar se para çdo veprimi, do të ketë koordinim të duhur me Kosovën dhe vendosja e FSK-së në veri të Kosovës do të vazhdojë të bazohet në njoftimin dhe miratimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”.

Focat e Sigurisë së Kosovës.

Kosova brenda një muaji përmes Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës ka zhvilluar dy aksione në Veriun e Kosovës.

Fillimisht, më 20 shtator njësitet policore u pozicionuan në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Kjo për shkak të zbatimit të reciprocitetit të targave.

Ndërsa, më 13 tetor, Policia ndërmori një aksion në disa qendra të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Ishin përfshirë edhe disa komuna në Veri të Kosovës.

Policia hasi në “rezistencë” nga serbët lokalë aty.

Aksioni përfundoi me konfiskimin e disa produkteve, por kishte edhe të lënduar policë e gazetarë. /Shqip.com

Aksioni i Policisë në Veriun e Kosovës