Lajme

Kolonel Shala pret në takim zv/komandantin e KFOR-it, diskutuan për çështjet e sigurisë

Nё objektet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, drejtori rajonal i policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala, me bashkëpunëtorë, ka pritur nё njё takim pune zv/komandantin e KFOR-it, Brigadier Gjeneral Jozsef Szpisjak me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit, kolonel Shala i ka njoftuar pёr gjendjen e sigurisё nё rajonin e Pejёs.

“Në kёtё takim miqësor u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

/Shqip.com