Lajme

Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Pritjet e qytetarëve për të hyrë në Kosovë në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë.

Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar, ka bërë të ditur se në këtë pikë të kalimit kufitar, hyrjet janë 50-60 minuta, derisa kolonat janë 400-500 metra. Ndërsa, pritjet për të dalë përmes kësaj pike kufitare janë 15-20 minuta, ndërkaq kolonat janë 40-50 metra.

Pika kufitare Dheu i Bardhë është ngarkuar pasi mbrëmë është mbyllur pika kufitare në Merdarë. “Qarkullimi në PKK Merdare është i mbyllur në Hyrje dhe Dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, rreth 2 kilometra para se me ardhë në Merdare. Deri ne një informatë tjetër të shfrytëzohet PKK tjera”, është bërë e ditur në faqen zyrtare të MPB-së.

/Shqip.com