Lajme

Kolona të gjata në kufi me Serbinë, bashkatdhetarët presin në Merdare dhe te Dheu i Bardhë

Pritja në Merdar

Edhe këtë vite numri i bashkatdhetarëve që janë duke vizituar Kosovën është shumë i madhe.

Si çdo vit ashtu është në vitin 2022, ata janë duke pritur në pikat kufitare me Serbinë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte) ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.

Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta dhe gjatësia e kolonës deri në 100 metra./SHQIP.com