Lajme

Kolona të gjata e pritje shumëorëshe

Në vendkalimin kufitar të Porti i Durrësit, bashkatdhetarët po presin me orë të tera për të hyrë, kurse kolonat e automjeteve janë të gjata.

Gjithashtu, në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë edhe sot vazhdon të ketë fluks të automjeteve.

Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet dimërore tashmë kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar po raporton se mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po presin 180 deri në 240 minuta.

Radha e kolonave në këtë pikë është 3000 metra. Situatë e ngjashme është edhe në pikën tjetër në kufi me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

240 minuta, përkatësisht katër orë po presin të dalin edhe nga kjo pikë kufitare.

Në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet janë rreth 120 minuta.

/Shqip.com