Lajme

Kolona dhe pritje të gjata në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë

Pika kufitare në Merdarë.

Sot gjatë mëngjesit të ditës së shtunë, në pikën kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë, gjatë daljes nga Kosova ka pasur fluks të mërgimtarëve.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë daljes nga Kosova nga vendkalimi në Merdarë, ka pasur pritje të gjata deri në dy orë si dhe kolona të gjata deri në 1000 metra.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë, pritjet janë të gjata deri në një orë e gjysmë si dhe kolonat e gjata deri në 600 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për ngarkesë gjatë daljes nga Kosova.

Kurse, gjatë hyrjes në Kosovë, asnjëra nga këto pika kufitare nuk ka shënuar pritje më shumë se 15 minuta dhe nuk ka pasur kolona./Shqip.com