Lajme

Kolona dhe pritje të gjata deri në një orë gjatë daljes nga Kosova në Merdarë

Pika kufitare në Merdarë.

Sot, në mëngjesin e ditës së premte, në pikën kufitare në Merdarë janë shënuar pritje të gjata gjatë daljes nga Kosova.

Në këtë pikë kufitare pritjet janë të gjata deri në një orë si dhe kolona e automjeteve arrinë deri në 200 metra.

Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Jarinjë pritjet janë nga 30-40 minuta por që nuk ka kolona gjatë kalimit kufitar.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta./Shqip.com