Sport Ndërkombëtar

Kolo-Muani afër Bayernit

Ylli francez, Kolo-Muani raportohet se është pranë kalimit te Bayern Munchen.

Sulmuesi i Eintracht Frankurt është top-objektiv i bavarezëve. Trajneri i Bayern, Tuchel s’e ka përjashtuar blerjen e Muanit.

“Nuk mund të them se është e vërtetë sepse nuk është një temë tani – dhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të thosha se është e vërtetë!”, thotë Thomas Tuchel për SkyDE duke buzëqeshur.

Raportohet se 80 milionë euro do t’i kushtojë blerja e francezit skuadrës gjermane.

/Shqip.com