Rozë Ndërkombëtar

Koleksioni i veshjeve të reja “Boohoo” të Megan Fox arrijnë me një surprise të veçantë

Megan Fox

Koleksioni i parë i rrobave të Megan Fox, nga “Boohoo” është pothuajse gati.

Linja përflitet që do të përfshijë një shenjë të veçantë për të dashurin e saj prej më shumë se një viti, Machine Gun Kelly.

“Jam shumë e emocionuar të njoftoj bashkëpunimin tim të parë në modë me boohoo,” tha modelja në një deklaratë.

“Ndihem sikur kam ardhur vërtet në veten time gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur bëhet fjalë për stilin tim personal dhe ky koleksion pasqyron pikërisht këtë.

Unë gjithmonë kam dashur të kem koleksionin tim dhe “Boohoo” me të vërtetë dha lirinë për të shprehur veten”, është shprehur ajo.

Koleksioni i vjeshtës përfshin mbi 40 stile të përsosura për çfarëdo lloj ahengu.

“Ka veshje si, xhaketa sportive të frymëzuara me retro, çizme të larta deri në kofshë, pantallona me ngjyrë të theksuar-dhe shumë stile të tjera më interesante për të zgjedhur”, thuhet në artikull.

Çmimet variojnë nga 12 dollarë deri në 120 dollarë.

Natyrisht, Fox me një koleksion kaq të gjerë, është e pamundur të mos ketë të preferuarat e saj.

“Artikulli im i preferuar do të jetë xhaketa “Ohio”, tha Fox në një intervistë, duke shtuar se është frymëzuar nga qyteti i lindjes i të dashurit të saj, Machine Gun Kelly.

Ajo këtë koleksion e ka bërë për t’i treguar se ajo është mirënjohëse për dashurinë që ai tregon për të./SHQIP.com