Kulturë

Koleksioni i veprave të artit vendor, deri në janar në Galerinë Kombëtare

Koleksioni i veprave të artistëve vendor po vazhdon të ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Veprat e artit, janë të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjithsej janë 87 vepra, piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacione, vepra të artit vizual dhe audiovizual.

Koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar të vitit 2023.

“Ministria e Kulturës përmes blerjes së veprave të artit synon të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendorë, të pasurojë Fondin Shtetëror të Artit, të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë, dhe promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomacisë publike”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Hapja u bë më 20 dhjetor.

/Shqip.com