Koleksioni i filmave të Bekim Fehmiut përkthehet në shqip
Pas pesë vitesh pune me pasion dhe përkushtim, është kompletuar koleksioni i filmave të aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiut, në gjuhën shqipe.
Përkthimi dhe titrimi i të gjithë filmave të aktorit Bekim Fehmiu është bërë nga Oliver Engjëll Sedaj dhe Edmond Isufi, të cilët filma nga tash e tutje janë në dispozicionin e publikut shqiptar.
“Miq, dua t’iu njoftoj se për 5 vite punë, prof.. Oliver Engjëll Sedaj dhe unë, ia dolëm qe ti përkthejmë dhe titrojmë këta filma te Bekim Fehmiut, të cilët e kompletuan koleksionin e Bekimit ne shqip. Nga tani koleksioni i filmave të Bekimit që e posedoj, është i tëri i përkthyer në shqip. E falënderoj nga zemra për bashkëpunimin, prof. Oliverin, i cili me përkushtim dhe pasion (me të dëgjuar) i përktheu gjithë këta filma me muaj të tërë punë pa u ndalur në asnjë moment. Ishte një proces i gjatë dhe i mundimshëm por, në të njëjtën kohë, një punë e dashur për neve si fansa të Bekim Fehmiut”, ka shkruar Edmond Isufi, administrator i Fondit Arkivor Bekim Fehmiu.
/Shqip.com