Sport Ndërkombëtar

Kolarov i ndan rrugët me futbollin

Aleksandar Kolarov

Aleksandar Kolarov ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij – si futbollist.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Ish-lojtari i Manchester Cityt, Romës dhe Lazios, Aleksandar Kolarov ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist, pas sezoneve të kaluara te Interi”, ka shkruar Romano.

Teksa, vetë lojtari – ndër të tjera u shpreh se “unë falënderoj klubet, presidentët, menaxherët, trajnerët dhe stafin teknik, mjekët, ekonomistët, fizioterapistët dhe të gjithë ata që ndihmuan në karrierën time”.

Mbrojtësi i krahut të majtë, së fundmi ka qenë pjesë e Interit, por kjo aventurë nuk i shkoi mirë.

Në dy vite sa qëndroi në  “Giuseppe Meazza”, ai zhvilloi vetëm dhjetë ndeshje kampionale.

Kolarov ka një CV të pasur, ndër të tjera është shpallur dy herë kampion i Premierligës me Manchester Cityn.

Reprezentuesi serb – ka qenë i njohur ndër të tjera për goditjet e tij të forta dhe harkimet e sakta.

Ai u përshëndet me futbollin – në moshën 36 vjeçare. /Shqip.com