Lajme

Kokainë në mes të bananeve në Portin e Durrësit

Gjatë pasdites së sotme, është sekuestruar sasi e lëndës narkotike në portin e Durrësit.

Siç ka raportuar TCh, lënda narkotike dyshohet të jetë e llojit kokainë e cila është gjetë në një kontejner të bananeve.

Gjatë muajve të fundit, porti i Durrësit është bërë destinacion i transportimit të drogës.

Kjo drogë dyshohet se vjen nga Amerika Qendrore dhe ajo Latine, qoftë me kontejner apo me anije. Lëndët e gjetura janë kryesisht në mes bananeve por edhe mallrave të tjera.

Autoritetet në Shqipëri janë bindur se porti më i madh në Shqipëri është kthyer në rrugë kalimi që përdorët nga narkotrafikantët.

/Shqip.com