Sport Shqiptar

KOK shpërblen me mbi 13 mijë euro atletët që fituan medalje në Lojërave Mesdhetare

Me gjashtë medalje të fituara, Lojërat Mesdhetare Oran 2022 janë konsideruar si mjaft të suksesshme për Kosovën.

Prandaj, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë atletët që arritën të ngjiten në podium.

KOK gjithsej do të ndaj 13 mijë e 500 euro atletët që fituan medalje në këto gara.

Medalistet e arta, Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, do të shpërblehen me nga dy mijë euro, ndërsa medalistët e bronztë, boksieri Shpejtim Bajoku dhe xhudistët, Akil Gjakova e Flaka Loxha, do të shpërblehen me nga një mijë euro.

Shpërblime do të marrin edhe trajnerët e këtyre atletëve, të cilëve do t’u takoj gjysma e shpërblimit të sportistit.

Kosova grumbulloi gjashtë medalje në Oran, duke përfshirë tri të arta dhe dy të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.

Përndryshe, kjo ishte hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, pasi morri pjesë edhe në Spanjë, ku fitoi katër medalje./Shqip.com