Sport Shqiptar

KOK njofton për kursin e ri të shigjetarisë

Trajnimi në disiplinën e shigjetarisë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ka nisur kursi i parë për trajnerët e shigjetarisë.

Kursin janë duke e vijuar gjithsej 21 pjesëmarrës teksa katër nga Federata Shqiptare e Harkut.

Ligjërues në këtë kurs është Argron Mala.

Kursi që është i nivelit të parë, do të mbahet deri më datën 10 prill.

I pranishëm ishte edhe koordinatori për edukim nga Akademia Olimpike e Kosovës, Fitim Arifi.

Trajnimet torike si dhe ato praktike mbahen në Fushë Kosovë, saktësisht në Sllatinë të Madhe.

Unioni Ndërkombëtar i Qitjes me hark (Internationale Armbrustschutzen Union-IAU) është organi botëror qeverisës i gjuajtjes me hark.

I themeluar më 24 qershor 1956 në Landshut, Gjermani, IAU mbikëqyr kampionatet botërore dhe kontinentale të harkut në dy disiplinat 10 m dhe 30 m. /Shqip.com