Sport Ndërkombëtar

Koha – kur Suarez u shndrrua në “portier” të Uruguait

Luis Suarez

Ishte 2 korriku i vitit 2010.

Uruguai dhe Gana u takuan në “Johannesburg “për çerekfinalen e Kupës së Botës.

Skuadra afrikane kaloi në epërsi në minutën e 45-të me Sulley Muntari.

Por, uruguianët u rikthyen në lojë me anë të Diego Forlan – që asokohe ishte ankth për shumë mbrojtësa.

Ndeshja shkoi në kohë vazhdime.

World Cup 2010: The best pictures of Ghana v Uruguay | Football | The  Guardian

Ganezët patën mundësi të fitonin ndeshjen, ishin shumë afër.

Por, goditjen e Dominic Adiyiah që po shkonte drejtë rrjetës e ndali Luis Suarez.

“EL Pistolero” intervenoi si porter – duke e ndalur topin me duar.

Topi nuk e kaloi vijën fundore, por Suarez u ndëshkua me karton të kuq dhe u akordua penalti.

My favourite game: Uruguay v Ghana, World Cup 2010 quarter-final | Soccer |  The Guardian

Luis – i emocinuar dhe me lot në sy e shikonte goditjen e Asomah Gyan nga pika e bardhë.

Gyan goditi me të djathtën – ama topi u ndal në transverale. Dëshpërim për ganezët, gëzim i pashoq për Suarez që vrapoi drejtë zhveshtores i ngazëllyer.

Ndeshja shkoi në penaltia, ku Uruguai fitoi me rezultat 4-2.

Pas kësaj fitore historike, Suarez kishte thënë “Dora e Zotit tani më përket mua. Kam bërë pritjen më të mirë të turneut.

“Tani jemi në gjysmëfinale edhe pse isha shumë i trishtuar sepse askujt nuk i pëlqen të përjashtohet. Festa më pas ishte mbresëlënëse, por shumë e qetë, sepse askush nuk na dha një shans, por, me guxim, ne ecim përpara”.

BBC - Paul Fletcher: Luis Suarez - hero or villain?

Sa i përket rezulteteve pastaj – Urugai u eleminua nga Holanda pas humbjes 3-2. /Shqip.com