Sport Ndërkombëtar

Koha e ndeshjes: Usyk-Joshua

Joshua - Usyk

Pritjes së gjatë po i afrohet fundi.

Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të përballen sonte – për titullin e kampionit të botës – në peshat e rënda.

Ky meç do të zhvillohet në “King Abdullah”, në Jeddah, Arabi Saudite – teksa me orën tonë lokale është pas 22:00 ( nuk dihet saktësisht për shkak të meçeve paraprake).

Usyk do të tentojë ta mbrojë këtë titull – të cilin e fitoi me 26 shtator të vitit 2021, ndërsa Joshua e kërkon hakmarrjen.

Favorit në letër për këtë meç nuk ka, pasi të dy boksierët janë të etur për fitore.

Joshua ka zhvilluar 26 ndeshje në total – gjatë karrierës si profesionist, ka fituar 24 prej tyre, ndërsa është mposhtur dy herë.

Në anën tjetër, Usyk ka 19-të fitore nga po aq ndeshje – dhe humbja është fjalë e panjohur për të./Shqip.com